Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi pas takimit me përfaqësuesit e partive politike se Vetëvendosje nuk ka ende kandidat për postin e kryeparlamentarit pasi, sipas tij, gjithçka do të jetë pjesë e bisedimeve për koalicion të mundshëm.
Konjufca konfirmoi se ka pasur një ftesë për takim vetëm për Lidhjen Demorkatike të Kosovës.
Në lidhje me gjuhën e ashpër ndaj kësaj partie, Konjufca tha se edhe ndaj tij ka pasur ofendime, por nuk ka hatërmbetje dhe është i gatshëm të shtrijë dorën e bashkëpunimit.
Ai tha se ka synuar që të qeverisin të vetëm, por rezultati dikton një plan B dhe duhet të ketë një koalicion: “Politika është t’i kuptojmë interesat, por interesat që i përfaqësojmë s’janë tonat, por të Republikës së Kosovës. Këtu është vetëm bashkëpunimi. Është përpjekja për ta çuar Kosovën përpara së bashku, sepse veç e veç nuk kemi mundësi. Demokracia dhe politika e kërkon pikërisht këtë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.