Kosova

Konjufca jep alarmin: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë

Nga Gazeta 'Si' - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një konferencë për media me homologen e tij sllovene, ka folur për “veprimet destabilizuese të Serbisë”.

Ndërsa foli për tri kushtet e Kurtit, Konjufca tha se kanë informata se një grup po përgatitet për ndonjë sulm eventual.

“Dhe derisa ne po flasim këtu, instituicionet tona kanë informacione të sakta se një grup prej qindra personash sërish po e bëjnë të njëjtën gjë në Serbi, po ushtrojnë po përgatiten për ndonjë sulm eventual që mund ta përjetojmë”, tha ai.

Ai tha se institucionet e sigurisë janë në “vigjilencën më të lartë për çdo sulm ose provokim nga ana e Serbisë”

Ngjashëm u shpreh edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, javën e kaluar, kur tha se Milan Radoiçiç, i cili e mori përgjegjësinë për një sulm të armatosur në veri të Kosovës, shtatorin e kaluar, “vazhdon trajnimet në Serbi” për sulme të reja në Kosovë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë