Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se Ekipi Menaxhues propozoi një Republikë Serbe brenda Kosovës.
Ai pohoi se kryeministri Albin Kurti në takim prezantoi vijat e kuqe në lidhje me këtë çështje, por thotë se nuk pret marrëveshje të shpejtë me këtë qasje të Serbisë.
“Sa i përket diskutimeve në Bruksel, gjithçka ishte e pritshme lidhur me atë që ndodhi, pra ekipi menaxhues i cili ishte vendosur prej Qeverive të mëparshme të Kosovës pati një qëndrim vërtet tronditës për ne.
Meqenëse atje i prezantoi interesat e Republikës së Serbisë, jo interesat e Republikës së Kosovës. Pra po e shihni edhe vetë se çfarë ekipesh menaxhuese edhe çfarë institucionesh kanë vendosur qeveritë e mëparshme. Kanë vendosur zyrtarë të cilët absolutisht nuk kanë lidhje me interesat e Kosovës, bile-bile njëra prej tyre me sa dëgjova ishte pas bërë deputete në Parlament të Serbisë dhe ishte deputete e partisë së Aleksandr Vuçiçit”, tha Konjufca.
Ai deklaroi se draft-statuti i prezantuar ishte i papranueshëm për qeverinë e Kosovës.
“Ky ekip menaxhues prezantoi një draft-statut i cili është një Republikë Serbe brenda Kosovës. Kjo natyrisht që është e papranueshme për qeverinë tonë, për institucionet tona, gjithçka do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, çdo zgjidhje që ju jepet përtej kornizave të Kushtetutës është e pavlefshme dhe mu më pëlqeu shumë dhe jam para këtij akti të Qeverisë për t’i shkarkuar ekipin menaxhues, sepse një grup, një ekip i cili përfaqëson interesat e Aleksandër Vuçiçit e jo interesat e popullit tone nuk ka çka të kërkojë në pozicione zyrtare. Ata e përfaqësuan Serbinë ditën e djeshme. Unë kam pas bërë thirrje para një jave që ky ekip të shkarkohet”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




