Kongresi zgjedhor i PS nisi pa asnjë risi. Një vajzë e re që votonte për herë të parë PS se i ishte shtruar rruga te lagja ‘Rruga e Kosovarëve’, se jetonte gjithashtu më mirë krahasuar me të kaluarën se i ishte rritur rroga e të atit në shtet (i vetmi i punësuar në familjen e saj) më pas ministra më saktë katër prej tyre Balluku, Gonxhe, Kumbaro dhe Denaj (duke lënë të kuptohet se ata nuk lëvizin edhe nëse ka ndryshime në qeveri) duke u krahasuar në spotet e vecanta jo me veten por sërish me qeverinë ‘Berisha’.
Qeveria socialiste ka hyrë në dekadën e dyte të qeverisjes por sërish minisrat folën në një video-reklame për punën e qeverisë duke e krahasuar veten me rruget e prishura dhe plehrat e para viteve 2013.
Në Kongres u fol për fitoren e mandatit të katërt të PS zgjedhjet e ardhshme sa kohë që plani i këtij kongresi ishte Shqipëria 2030.
U premtua gjithashtu rritja e pensioneve (deri në 2030 pension jo më pak se 150 euro)
Kryenegociatorja me BE, Majlinda Dhuka tha se qëllimi i qeverisë është që në vitin 2030 Shqipëria të ulet si e barabartë në tryezën e BE.
Të njëjtën synim premtoi edhe ministrja e Shtetit për Administratën, Adea Pirdeni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.