Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se efektet e pushtimit rus të Ukrainës mund të ndihen në shumë vende të botës por në rastin e Shqipërisë çmimi i energjisë nuk do të rritet.
Sipas tij, qeveria shqiptare po përpiqet të mbajë të pandryshuar çmimin e energjisë për konsumatorët shqiptarë. Rama iu referua edhe deklaratës për krizën e madhe energjetike që parashikoi vitin e kaluar, por tha se nuk parashikonte një luftë pavarësisht lëvizjeve të Vladimir Putinit.
“Ajo që mund të them është kjo, që kur dola para disa muajsh dhe paralajmërova një krizë për energjinë nuk parashihja luftën. Por kishte filluar të frynte një erë e ftohë në shpinën e Europës dhe sot është e qartë se ku synonte një lëvizje e Vladimir Putinit që lidhej me gazin dhe efektet e post-pandemisë, ku u ballafaqua me një kërkesë shumë më të lartë se sa oferta në tregjet ndërkombëtare. Kjo qeveri po bën diçka dhe ne po përpiqemi ta mbajmë kështu siç jemi. Të mos rrisim çmimin e energjisë. Ndryshe nga sa është rritur nga vendet e tjera të rajonit. Pa llogaritur Italinë. Nafta është rikthyer në pikun e vet në vitin 2014”, u shpreh Rama në emisionin ‘Opinion’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.