Gazeta Si – Izraeli ka pasur dhe do të vazhdojë të ketë objektiva shumë specifikë për të eliminuar. Pas vrasjes së Ismail Haniyeh, liderit politik të Hamasit, Tel Avivi ka subjekte të tjera në “listën e vrasjeve” për t’u vënë në shënjestër, si Jahya Sinwar, i dyshuar si një nga arkitektët e sulmit të 7 tetorit dhe Hassan Nasrallah, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut.
Më poshtë është lista e objektivave të ardhshëm të mundshëm dhe liderëve armiq të eliminuar tashmë muajt e fundit.
Kush është Yahya Sinwar – Udhëheqësi i Hamasit në Rripin e Gazës, është 62 vjeç dhe tregohet si një nga arkitektët kryesorë të sulmit të 7 tetorit.
Ai dyshohet se ka vrarë 12 informatorë izraelitë dhe brutaliteti i tij i dha pseudonimin “Kasapi i Khan Yunis”.
Sinwar u arrestua nga Izraeli në vitin 1988, por u lirua në një shkëmbim të burgosurish në vitin 2011. Sipas shtetit hebre, ai fshihet në një bunker.
Kush është Hassan Nasrallah – I lindur më 31 gusht 1960 në Bejrut, ai është Sekretar i Përgjithshëm i Hezbollahut që nga viti 1992. Në fund të viteve 1980 ai u ngjit në gradat ushtarake të organizatës.
Kur potenciali i tij udhëheqës u bë i qartë, udhëtoi në Iran për të vazhduar arsimimin e tij fetar në Kum. Në vitin 1989 u kthye për të luftuar në Liban deri në fund të luftës civile vitin e ardhshëm.
Ai mori drejtimin e Hezbollahut, pasi paraardhësi i tij, Sheikh Abbas al-Musaëi, u vra nga një raketë izraelite.
Kush është Khaled Meshaal – Është 58 vjeç dhe pasardhësi i mundshëm i Ismail Haniyeh. Meshaal i shpëtoi një sulmi në vitin 1997 në Jordani.
Ai dha dorëheqjen si udhëheqës politik i Hamasit në vitin 2017, por në cilësinë e tij si bashkëthemelues i organizatës, mbetet shumë me ndikim në grup. Aktualisht jeton në Katar.
Kush është Mohammed Ali Al-Houthu – I lindur në vitin 1979, është kreu i komitetit suprem revolucionar të rebelëve Houthi në Jemen.
Ai ishte një nga komandantët ushtarakë që udhëhoqi pushtimin e kryeqytetit jemenas Sanaa në shtator të vitit 2014 dhe ka qenë udhëheqës “de facto” i Jemenit që nga marrja e qeverisë jemenase nga rebelët në 2015.
Mohammed Deif, ndoshta i vrarë më 13 korrik – Komandanti i Brigadave Qassam, që besohet të jetë organizatori i sulmeve të Hamasit më 7 tetor, mund të jetë vrarë në një sulm të IDF në Mawasi, në Gazën jugore, më 13 korrik.
Hamasi pretendon se ai është ende gjallë, por sipas zëdhënësit ushtarak izraelit Daniel Hagari, ka “shenja në rritje” se Deif (emri i vërtetë i të cilit është Mohammed Diab Ibrahim al Masri), i lindur më 12 gusht 1965, ka vdekur. Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.
Ismail Haniyeh, i vrarë më 31 korrik – Lideri politik 62-vjeçar i Hamasit që nga viti 2017 u vra në Teheran. Ai lindi në një kamp refugjatësh në Gaza dhe që nga viti 2019 jetonte në Doha, Katar.
Fuad Shukr, i vrarë më 31 korrik – Numri 2 i Hezbollahut u vra në një sulm ajror në Bejrut. I lindur në vitin 1962, ai ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i komandantit të ndjerë të Partisë së Zotit, Imad Mughniyah. Shukr, i njohur gjithashtu si Haxhi Mohsin, ishte pjesë e Këshillit të Xhihadit.
Rafaa Salameh, i vrarë më 13 korrik – Vdiq në një sulm izraelit në Maëasi Ai ishte komandanti i Brigadës Khan Yunis të Hamasit, një figurë kryesore në dislokimin ushtarak të fraksionit islamik që është përballur deri më tani me operacionin tokësor izraelit në. Rripin.
Muhammad Naama Naser, vdiq më 3 korrik – Komandanti i njësisë “Aziz” të Hezbollahut, me nofkën “Abu Naama”, u vra më 3 korrik nga një dron në zonën Tsur. Njësia e tij është përgjegjëse për një sektor të madh nga Libani jugor.
Taleb Sami Abdullah, vdiq më 12 qershor – Një anëtar i lartë i forcave të armatosura të Hezbollahut, me nofkën “Abu Taleb”, u vra në një sulm ajror në fshatin Joya (Libani jugor).
Mohamad Reza Zahdi, vdiq 1 prill – Gjenerali 63-vjeçar iranian u vra në një sulm në Damask për të cilin fajësohej Izraeli.
Ai ishte udhëheqësi më i lartë i Korpusit të Gardës Revolucionare dhe më i shquari që humbi jetën në një sulm pas vrasjes me urdhër të SHBA-ve të Qassem Soleimani në Irak në vitin 2020. Njihej edhe si Reza Mahdavi, Hassan Mahdavi ose Alireza Zahedi.
Wissam A-Tawil, vdiq më 8 janar – Komandanti i njësisë elitare të Forcave Radëan të Hezbollahut, u vra në një sulm me dron në Libanin jugor. Ai kishte vepruar edhe në Siri dhe Irak.
Saleh Al-Aaruri, vdiq më 2 janar – Nënkryetari i byrosë politike të Hamasit dhe ish-kreu i degës ushtarake të organizatës në Bregun Perëndimor, u eliminua në Bejrut në një kundërsulm për të cilin fajësohej Izraeli.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.