Nga Gazeta Si- Brunilda Laboviti është zgjedhur Presidentja e re e Urdhrit të Psikologut pas zgjedhjeve që u zhvilluan para 4 ditësh.
Pas fitores, ajo është paraqitur sot në zyrat e Urdhrit për të marrë detyrën e re por, sipas saj, nuk është lejuar nga Presidentja e deritanishme Valbona Treska, e cila e ka mbajtur këtë detyrë për 3 mandate.
Sipas Labovitit, Treska pretendon se duhet pritur afati i ankimimit, por presidentja e re thotë se kjo nuk mund të bëhet pasi nuk është funksionale për shkak se është shkrirë këshilli.
Pas ngjarjes, Paboviti ka telefonuar edhe policinë, duke kërkuar zgjidhje për situatën e krijuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.