Ka ndodhur

Konflikt për pronën në Tepelenë, dy motra nxirren me dhunë nga banesa

Gazeta Si – Pesë persona janë proceduar në gjendje të lirë, pasi kanë nxjerrë nga banesa dy motra me pretendimin e banesa është e tyre.

Shtetasit me iniciale G. L. 50 vjeçe, Sh. G. 59 vjeçe, banuese në Tepelenë dhe V. C. 60 vjeçe, A. G. 34 vjeç e A. I. 42 vjeçe, banues në Tiranë, rezultuan se ishin aktualisht në proces gjyqësor për pronësinë e shtëpisë.

Këta persona më datën 18.08.2022, në fshatin Progonat të Tepelenës kanë hyrë me dhunë në banesën ku aktualisht banon 58-vjeçarja me iniciale A. H. dhe e kanë nxjerrë atë me dhunë nga banesa, për të cilën 5 shtetasit pretendojnë se është në pronësi të tyre.

Për pasojë, është dëmtuar në dorë motra e 58-vjeçares, shtetasja me iniciale V. D.

Për veprat penale “Dhunimi i banesës”, “Vetëgjyqësia” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, materialet në ngarkim të 5 shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë