Ka ndodhur

Konflikt për pronat në Mat, arrestohet 80-vjeçari i dënuar për vrasje

Gazeta Si – Një 80-vjeçar është arrestuar në Burrel nga policia, e cila ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.

Ibrahim Lika u vu në pranga, pasi kanosi me armë shtetasin K.K., për motive pronësie. I moshuari sipas policisë ka qenë i arrestuar më parë për vrasje dhe në momentin e ndalimit mbante një armë zjarri, me të cilën ka kërcënuar shtetasin pas konfliktit.

Shërbimet e Policisë  gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, tre krehra, 82 fishek dhe dy granata që 80-vjeçari i mbante pa leje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë