Ka ndodhur

Konflikt në Kurbin, RENEA arreston 41-vjeçarin që qëlloi me armë drejt një banese

Gazeta Si – Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga forcat e RENEA-s, pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të banesës së një 60-vjeçari.

Mësohet se për shkak të një konflikti të çastit, ai ka rrezikuar seriozisht jetën familjarëve të 60-vjeçari dhe kur pa që po mbërrinte policia, u largua në pyll.

Pas kërkimeve dhe ndjekjes intensive, të kryera gjatë natës, në territorin e fshatit Malbardhë, nga Policia e Kurbinit, Forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Lezhë, Forcat e Sigurisë Kombëtare dhe forcat speciale “RENEA” u bë i mundur arrestimi i shtetasit Rasim Mihana.

Gjithashtu në këtë zonë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pushkë me të cilën qëlloi i arrestuari.

“Shtetasi R. M., rreth mesnatës, është konfliktuar për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, me shtetasin C. H., 60 vjeç. Më pas ky shtetas ka marrë armën e zjarrit, në banesën e tij, ka qëlluar me të, në drejtim të banesës së 60-vjeçarit, me pasojë vetëm dëme materiale, dhe është larguar në zonën e pyllëzuar të fshatit Malbardhë, Kurbin, për t’u fshehur”, – njofton policia e Kurbinit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit te Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë