Ka ndodhur

Konflikt mes të miturve në një shkollë të Durrësit, plagoset lehtë 15-vjeçari

Një konflikt mes të miturish në një shkollë në Shënavlash të Durrësit.

5-6 nxënës mësohet se janë përfshirë në një konflikt ku ka ndërhyrë oficeri i sigurisë së shkollës.

Në njoftimin paraprak të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, në shkollën e fshatin Shënavlash, ku janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin disa nxënës të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç. Nga konflikti është dëmtuar lehtë një 15-vjeçar. 

Policia i ka shoqëruar të miturit e përfshirë në konflikt në ambientet e Komisariatit të Policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë