Ka ndodhur

Konflikt mes dy personave në Vlorë, plagoset me thikë 40-vjeçari

Një 40-vjeçar është plagosur me thikë në Vlorë gjatë një konflikti me një person tjetër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” rreth orës 18:40, ku Klodian Toska,  është sjellë me urgjencë në Spitalin e Vlorës për shkak të plagëve të marra.

Ai është futur menjëherë në sallën e operacionit dhe pas ndërhyrjes kirurgjikale është jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se 40-vjeçari është goditur me thikë nga shtetasi, F.Sh., autor i dyshuar i plagosjes, i cili është shpallur në kërkim. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë