Ka ndodhur

Konflikt mes dy personave në Kamëz, lëndohet 38-vjeçari. Policia gjen një gëzhojë!

Gazeta Si- Një konflikt mes dy drejtuesve të automjeteve për motive të dobëta ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Kamëz.

Sipas policisë, në rrugën “OSBE”, ku ka ndodhur konflikti, policia ka gjetur edhe një gëzhojë.

Nga verifikimet paraprake, që policia ka kryer në vendngjarje, rezultoi se personat e përfshirë në konflikt janë zënë me sende të forta. Por pas kontrolleve të ushtruara sërish, kanë gjetur edhe një gëzhojë, e cila dyshohet se është qitur nga një armë zjarri gjatë konfliktit.

Nga verifikimet ka rezultuar se e shtëna ka qenë në ajër dhe nuk ka persona të lënduar. Policia njofton se është dëmtuar me sende të forta 38-vjeçari me iniciale R.V., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se po punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë