Ka ndodhur

Konflikt mes disa personave në Pogradec, plagoset me sende të forta 28-vjeçari

Gazeta Si – Katër persona të maskuar kanë plagosur me levë një 28-vjeçar me iniciale A.J., në fshatin Buçimas të Pogradecit.

Policia thotë se gjatë një konflikti midis disa personave, dyshohet se është dëmtuar me sende të forta shtetasi A. J., 28 vjeç, banues në Buçimas, i cili u dërgua për mjekim në spital.

Sipas burimeve paraprake, raportohet se autorët kanë qenë me një mjet tip “Passat” pa targa. Mësohet se ata e kanë goditur me leva të riun dhe janë larguar.

I plagosuri ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë