Një konflikt mes disa personave ka ndodhur pak më parë në zonën e Institutit në Tiranë.
Raportohet për të shtëna me armë në ajër, por nuk ka të plagosur.
Fillimisht u dyshua se kishte të plagosur, por pas mbërritjes së policisë u mësua se një person kishte qëlluar me armë zjarri në ajër për motive ende të panjohura.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për një konflikt dhe njëri prej personave është arrestuar nga policia, ndërsa po punohet për kapjen e personit tjetër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.