Ka ndodhur

Konflikt mes disa personash në zyrën e PSD te ‘Ali Demi’ në Tiranë, policia gjen dy fishekë luftarak (video)

Gazeta Si – Një konflikt mes disa personave ka ndodhur në ambientet e një zyre elektorale në rrugën “Ali Demi” në kryeqytet, që duket të jetë e PSD së Tom Doshit.

Sipas asaj që njofton policia, në vendin e ngjarjes janë konstatuar dy fishekë luftarak të paplasur. Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar, dyshohet me sende të forta, xhami i zyrës së subjektit elektoral.

Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Policia njofton se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Sipas burimeve, dyshohet se djali i Arjan Telhallarit është konfiktuar më herët me dy persona që ishin në zyrën e PSD-së, por më vonë në konflik është përfshirë dhe i ati, Arjani.

Këto informacione mbetet paraprake dhe pas shoqërimit të personave e palëve të përfshira në konflikt pritet që të ketë një tabllo më të qartë të ngjarjes.

Mësohet se Arjan Telhallari dhe djali i tij dyshohet te kenë qenë të armatosur, por pistoleta nuk është përdorur. Në rrugë jashtë zyrës së PSD-së u gjetën vetëm dy fishekë të paplasur që mendohet t’i kenë rënë të dyshuarve.

“Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral. Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak të paplasur”, – -njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë