Gazeta Si – Një 35-vjeçar u arrestua në Durrës, pasi u kap me kallashnikov, në lokalin ku u konfliktua për motive të dobëta.
Policia bën të ditur se pasi ishte konstatuar një konflikt mes disa personash kishte ndërhyrë, ku kanë bërë të mundur edhe sekuestrimin e armës së zjarrit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për të dokumentuar shkakun dhe rrethanat e tjera të konfliktit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.