Gazeta Si – Dy adoleshentë janë përfshirë në një sherr me thika, ku njëri prej tyre, vetëm 15 vjeç ka mbetur i plagosur.
Policia njoftoi se i mituri është dërguar në spital ku ndodhet, fatmirësisht, jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 07.12.2023, në rrugën “Bedri Karapici”, janë konfliktuar dy të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, dhe si pasojë është dëmtuar me mjet prerës 15-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
Në lidhje me këtë çështje është shoqëruar në polici autori i dyshuar 16 vjeç së bashku me prindërit. Ende nuk dihen rrethanat e këtij konflikti që çoi në plagosjen e të miturit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




