Gazeta Si – Një 29 vjeçar është arrestuar, pasi ka qëlluar në ajër, pas një konflikti me xhaxhain e tij.
S.K., 29 vjeç, banues në fshatin Gruemirë-Çezme, Malësi e Madhe, pasi është konfliktuar për motive pronësie, me xhaxhain e tij, shtetasin Sh. K., 64 vjeç, e ka kanosur atë duke qëlluar në ajër me armë zjarri automatik.
Falë ndërhyrjes i riu u arrestua duke parandaluar kështu përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar dhe arma e zjarrit automatik.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




