Gazeta Si – Të shtënat me armë zjarri që u regjistruan mbrëmjen e të martës në Shkodër dyshohet se kanë ndodhur pas një konflikti të çastit.
Konkretisht, pati konflikt mes Kristian Fermosit dhe dy vëllezërve Ardian e David Kiri. Fermosi qëlloi me armë në drejtim të vëllezërve Kiri për motive ende të paqarta.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Ndërsa policia ka shpallur në kërkim të dyshuarin Kristian Fermosi.
Autori ka qenë në një makinë në lëvizje, ndërsa ka qëlluar në shënjestër të makinës së dy vëllezërve, një ‘Touareg’ e zi të parkuar me targa angleze.
Plumbat kanë devijuar edhe në krahun tjetër të rrugës, duke dëmtuar edhe një tjetër automjet të parkuar.
Autori, pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është kapur. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të saj dhe kapjen e autorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




