Ngjarje

Konflikt me armë midis dy të rinjve në Hamallaj të Durrësit

Nga Gazeta ‘SI’ – Është vënë në pranga një 27-vjeçar, Sebastian Toska, i cili pas një konflikti të çastit, qëlloi me armë gjahu në drejtim të një shtetasi tjetër me inicialet SH.H.

Ngjarja ndodhi në fshatin Hamallaj, Fermë Sukth.

Policia e Durrësit njofton se ka sekuestruar dhe armën e gjahut që u përdor në ngjarje.

Në kuadër të operacionit “Shotgun”, u arrestua në flagrancë shtetasi S. T., 27 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës. Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu çifte në drejtim të shtetasit Sh. H., 34 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, “Prishja e rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë