Ka ndodhur

Konflikt familjar në Kurbin, gruaja godet me sqepar në kokë bashkëshortin

Një konflikt familjar ka ndodhur në Kurbin, ku një grua ka goditur me sqepar në kokë bashkëshortin e saj.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pas një konflikti mes tyre.

Burri është dërguar në gjendje të rëndë në spital pasi ka marrë plagë.

Mësohet se çifti kanë pasur herë pas here konflikte të vazhdueshme dhe kanë disa fëmijë.

Në zonën ku ata banojnë në Kurbin ata njihen si persona konfliktualë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë