Drejtësia

Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullaut, rivalit të Aldo Bares!

Gazeta Si – Prokuroria e Fierit njofton se ka sekuestruar 10 pasuri të Saimir Taullaut, i njohur si rivali i Aldo Bares, kreut të “Bandës së Lushnjës”, i cili dyshohet se i ka vënë në mënyrë të paligjshme me burime kriminale.

Sipas njoftimit, është sekuestruar një godinë 2 kate, karburant dhe ambiente shërbimi, një tjetër godinë 5 katëshe.

Gjithashtu, i janë sekuestruar këtij shtetasi edhe apartamente e tokë arë. Pasuritë e paligjshme gjenden në Lushnjë dhe në Tiranë.

Aksioni ka ardhur menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Fierit dhe bashkë me Policinë është bërë ekzekutimi.

“Kërkesa u bë bazuar në ligjin nr. 10192, datë datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe u pranua nga gjykata. Për rrjedhojë, u konfiskuan pasuritë e mëposhtme”, bën me dije organi i akuzës.

Taullau ka qenë i hetuar edhe gjatë operacionit “Forca e Ligjit” nga OFL gjashtë vite më parë, po për pasuritë.

Ndaj Saimir Taullaut janë bërë dy atentate, një në tetor të vitit 2017 dhe tjetri në nëntor të 2018, ku e qëlluan me armë pranë biznesit së tij në Lushnjë dhe për pasojë mbeti i plagosur në kokë.

Ndërsa në vitin 2005, u vra vëlla tjetër i tij, Baki Taullau. Për këtë vrasje, Saimir Taullau ka akuzuar grupin e Aldo Bares.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë