Drejtësia

Konfiskimi i pasurive të deputetit të PD, më 18 maj seanca në Apel

Gazeta Si - Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të shqyrtojë me 18 maj, ora 12:00, ankimimin e shtetasit Gazmend Mahmutaj për konfiskimin e pasurive.

Gazmend Mahmutaj është vëllai i deputetit të Partisë Demokratike, Kasem Mahmutaj, i cili është përfshirë nga GJKKO në vendimin për sekuestrimin e pasurisë.

Trupi gjykues përbëhet nga kryesuese gjyqtarja Nertina Kosova dhe anëtarë gjyqtarët Daniela Shirka dhe Dhimitër Lara.

Gazmend Mahmutaj ka qenë i dënuar në Itali, ku ishte akuzuar për prostitucion dhe trafik droge.

Ky vendim për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit është konvertuar në Shqipëri me tetë vjet burg.

Ditën e djeshme gjykata vendosi t’i konfiskojë 22 pasuri të paluajtshme 3 vëllezërve Mahmutaj, ku përfshiheshin dhe ato të deputetit të PD.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për konfiskimin e pasurive të deputetit demokrat Kasem Mahmutaj dhe vëllezërve të tij, pasi ka arritur në përfundimin se zotëruesit e tyre nuk kanë pasur burime të ligjshme dhe për rrjedhojë asetet janë të krijuara nga veprimtari kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë