Gazeta Si- Në Shqipëri është konfirmuar rasti i parë me virusin RSV. Një 16-vjeçar është i prekur nga ky virus dhe ishte rasti i parë i dyshuar.
Ekspertët e ISHP kanë sqaruar se virusi RSV është një virus i zakonshëm stinor që qarkullon në çdo stinë bashkë me gripin.
Ndërkohë ISHP ka deklaruar se 16-vjeçari në fillim ka shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe është intubuar. Tashmë ka dalë nga spitali sepse është në gjendje të mirë.
Duhet pasur parasysh se vaksina e gripit nuk na mbron nga ky virus dhe prandaj duhet pasur një kujdes i veçantë.
ISHP thekson se aktualisht në të gjithë vendin tonë po mbizotëron qarkullimi i gripit dhe javët në vijim pritet të rritet ndjeshëm numri i popullatës së prekur, pa dallim moshe.
“Ky virus është i zakonshëm dhe qarkullon shpesh në vendin tonë. Virusi sincicial është shkaktar i bronkiolitit apo sëmundjeve bronkiale tek fëmijët dhe në Europë shkakton rreth dhjetëra mijëra raste në vit, si dhe fatkeqësisht edhe vdekje”, ka thënë për Gazetasi.al më herët virologia Irisi Hasibra.
Sipas saj, virusi sincicial respirator (sin-SISH-uhl), ose RSV, është një virus i zakonshëm i frymëmarrjes që zakonisht shkakton simptoma të buta, të ngjashme me të ftohtin.
Virologët thonë se shumica e njerëzve shërohen brenda një ose dy javësh, por RSV mund të jetë serioz, veçanërisht për foshnjat dhe të rriturit e moshuar.
RSV është shkaku më i zakonshëm i bronkiolitit (inflamacion i rrugëve të vogla të frymëmarrjes në mushkëri) dhe pneumonisë (infeksion i mushkërive) te fëmijët më të vegjël se 1 vjeç në Shtetet e Bashkuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



