Regjistrohet rasti i parë me linë e majmunit në Shqipëri. Burime tregojnë se pacienti është një i ri 32-vjeçar, i cili ka ardhur nga Europa në Shqipëri.
I riu nuk është hospitalizuar pasi ka paraqitur vetëm shenja në lëkurë dhe jo problematika të tjera shëndetësore.
Ndërkohë, deri më tani nuk ka rezultuar asnjë rast tjetër i konfirmuar pas hetimit epidemiologjik.
Aktualisht i riu është i shëruar nga lia.
Lia e majmunit është kthyer në një shqetësim për OBSH pasi janë parë rritje të rasteve në vende si Afrikë por dhe Spanjë.
Lia e majmunit shkakton simptoma, si ethe, të dridhura dhe dhimbje trupi. Njerëzit e prekur më rëndë mund të kenë shenja në fytyrë, duar, gjoks dhe organet gjenitale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.