Ka ndodhur

Konfirmohet në detyrë gjyqtari Sokol Ngresi, kandidat për Gjykatën e Lartë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Vlorës ,Sokol Ngresi, njëkohësisht kandidat për në Gjykatën e Lartë.

Gjyqtari Ngresi ka arritur që të kalojë sitën e vettingut në tri kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin.

Sokol Ngresi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në fillim të viteve 2000 dhe e ushtron funksionin si gjyqtar i Gjykatës së Apelit Vlorë prej vitit 2005.

Në vitin 2014, ai u dekretua nga presidenti Bujar Nishani si anëtar i Gjykatës së Lartë, por ky vendim nuk mori pëlqimin e mazhorancës në Kuvend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë