Gazeta Si - Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesen e prokurorisë së Durrësit, Anita Jellën. Jella u ankimua nga Komisioneri Publik, por në fund u tërhoq nga kërkesa për shkarkim pas provave që solli prokurorja.
Ajo rezultoi e pastër në të treja shtyllat; atë të pasurisë, formimit profesional dhe pastërtisë së figurës, duke kaluar kështu Vetingun.
Kryesuesja e trupit gjykues Ina Rama lexoi vendimin dhe e quajti vendimin e KPP-së të drejtë dhe të bazuar në ligj. Çështja nisi shqyrtimin në KPA më 15 shkurt 2022.
Jella e ka filluar karrierën si prokurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas ka punuar si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007.
Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Durrësit, ku e ushtron funksionin prej 10 vitesh. Më 9 maj 2018, Anita Jella u caktua përkohësisht drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.