Nga Gazeta Si- Ministria e Bujqësisë ka konfirmuar gripin e shpendëve, tipi H5N1, në Shqipëri pas ngordhjes se dhjetëra pula në fermën “Rea’s” në Rrashbull të Durrësit.
Ende nuk dihet numri i pulave që kanë ngordhur, teksa subjekti ka rreth 227 708 krerë në total, të mbarështuara në katër kapanone.
Pas ngordhjes së pulave dhe konfirmimit se kanë qenë të prekura nga H5N1, Ministria e Bujqësisë ka njoftuar ndalimin e importit të shpendëve të gjalla, zogjve, shpendëve dekorativ, të vezëve, të mishit dhe nënprodukteve të tjera me disa shtete, si me Poloninë, Belgjikën, Bullgarinë, Gjermaninë, Hungarinë, Britaninë, Moldavinë dhe Italinë, si vende që gjithashtu janë prekur nga H5N1.
LEXO EDHE:
-A është gripi i shpendëve pandemia e ardhshme?
-Gripi i shpendëve / ‘Ndryshimet e pazakonta’ në një rast njerëzor po shqetësojnë ekspertët
Situata botërore lidhur me praninë dhe përhapjen e sëmundjes virusale të Influencës aviare mbetet shqetësuese, pasi kjo sëmundje ka shkaktuar dëme masive në një numër të lartë shpendësh oborresh, për prodhim, si dhe atyre të egër. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve, janë me qindra vatra aktive të virusit në shpendë dhe në specie të tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.