Konfindustria thotë se është dakord me masat shtrënguese që qeveria ka ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të infektimit me Covid 19, por i sugjeorn asaj që të shtojë me 1-2 orë afatin fundor të përfundimit të aktivitetit ditor të bizneseve për të ulur densitetin e qarkullimit të qytetarëve.
“ Një shtrirje e tillë kohore bën të mundur edhe uljen relative të dendësisë së qarkullimit të qytetarëve, duke shërbyer drejtpërdrejt edhe në mbrojtjen e shëndetit.”- shprehet Konfindustria.
Ajo kërkon gjithashtu, që sa më shpejt të ndërtohet me akt ligjor edhe protokolli i masave mbrojtëse të detyruara sipas cdo kategorie biznesi për tu plotësuar nga bizneset gjatë procesit të punës. Një veprim i tillë, thotë Konfindustria, është i domosdoshëm në rradhë të parë për tu patur si metodikë pune zbatuese nga bizneset dhe së dyti për të shmagur përplasjet e panevojshme subjektive me inspektoriatet dhe agjencitë e kontrollit.
Gjithashtu, këshillohet të shtohet kategoria e bizneseve të lejuara për të punuar në hapsirat gjeografike të paprekura deri më sot nga epidemia.
“Konfindustria vlerëson, se marrja e masave përpjestimore shtrënguese në përballje me rrezikun e epidemisë është mënyra e vetme në uljen e faturës së rëndë financiare, që qytetarët dhe bizneset do të duhet të paguajnë nga pasojat e përballjes me epideminë. Sipas vlerësimeve janë më shumë se 30 milione/euro në ditë transaksione të munguara në ekonomi me pasoja të rënda në afatgjatë për bizneset dhe qytetarët.”- shprehet shoqata e biznesit.
Sipas saj, mbështetur në të dhënat e ardhura nga operatorët industrial, Konfindustria vlerëson, se ka filluar përshtatja më e mirë e punës së bizneseve në kushtet e reja të krijuara nga gjendja e jashtëzakonshme me rastin e epidemisë së Covid 19.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.