Konfindustria konsideron se masat e ndërmarra në Shqipëri kanë qenë jo në përpjestim me rrezikun real shëndetësor e mjaft më të ashpra se praktikat e vendeve të tjera të rajonit si dhe të vendeve të zhvilluara përfshirë këtu Austri, Hungari, Zvicër, Gjermani etj.
Në njoftimin e saj për shtyp Konfindustria, mbështetur nga të dhënat e ardhura nga kategoritë e shumta të bizneseve, shpreh shqetësmin për rritjen e ndjeshme të faturës financiare, rritjen e rrezikut të falimentimit, e papunësisë, që vijnë nga zgjatja e gjëndjes së jashtëzakonshme. Në mënyrë të drejtëpërdrejtë, vazhdon njoftimi për shtyp, është e goditur sidomos industria e shërbimeve, transportit, qendrat tregtare, hoteliere, peshkimit, etj, që përbëjnë 35-40% të PPB-së.
“Konfindustria i kërkon ekzekutivit marrjen sa më të shpejtë të masave të thella lehtësuese të gjendjes së jashtëzakonshme anti-Covid 19 për kalimin e vendit drejt normalitetit të plotë. Në këtë kuptim Konfindustria mbështet në parim vendimet e fundit të ekzekutivit për lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe fillimin e aktivitetit të disa kategori biznesesh në vend, ndonëse i quan të pamjaftueshme dhe të vonuara”, thuhet në njoftim.
Konfindustria vlerëson se çdo vonesë drejt lehtësimit të masave shtrënguese është duke prodhuar në vazhdimësi një faturë financiare të lartë shtesë të panevojshme me pasoja të rënda në afatgjatë për ekonominë, biznesin, shtimin e dhjetra mijëra të papunëve dhe buxhetin e shtetit.
Konfindustria mbështetur në të dhënat e ardhura nga kategori të shumta biznesesh shpreh shqetësmin për rritjen e ndjeshme të faturës financiare, rritjen e rrezikut të falimentimit, papunësisë, që vjen nga zgjatja e gjëndjes së jashtëzakonshme. Në mënyrë të drejtpërdrejtë – thuhet në njoftim – është e goditur sidomos industria e shërbimeve, transportit, qëndrat tregtare, hoteliere, peshkimit, etj, që përbëjnë 35-40% të PPB. Vetëm nga qendrat tregtare nëse mbyllja vazhdon në periudhë dymujore, 30% e bizneseve me 6000 punonjës rrezikojnë falimentimin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.