Biznes

Konfindustria: Rregulloni rrugën Durrës-Tiranë/”Projekti i mirmëbajtjes, korruptiv”

Konfindustria, Konfederata e Industrive të Shqipërisë ka bërë thirrje për përmirësimin e rrugës dytësore të Zonës Industriale në autostradën Durrës-Tiranë për shkak të shqetësimeve të bizneseve që operojnë aty.

Konfindustria kritikon edhe projektin e Bankës Botërore, që ka financuar menaxhimin dhe mirëmbajtjen e kësaj rruge.

“Pavarësisht, se financimet e mirëmbajtjes së  sistemit rrugor i kushtojnë  mjaft shtrenjtë buxhetit të  shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë, cilësia e shërbimit është mjaft e ulët, me shënja të qarta të shpërdorimit, subjektivizmit dhe korrupsionit.”

Konfindustria tregon se rruga në të dy anët e autostradës Tiranë -Durrës është në gjendje mjaft të dëmtuar, duke krijuar vështirësi të shumta në qarkullimin e mjeteve, dëmtimin e tyre, rritjen e papranueshme të kostove dhe sidomos përbën një rrezik të  lartë edhe për aksidente dhe sigurinë e jetës. Gjithashtu, ngarkesa e lartë e qarkullimit të  mjeteve në zonë përbën një  ngarkesë të ndjeshme edhe për dëmtimin e mjedisit për Tiranën edhe kështu në gjendje të rënduar dhe jashtë çdo standardi ndërkombëtar të lejuar.

Në këtë zonë janë përqëndruar më shumë se 70% e njësive industriale të kryeqytetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë