Biznes

Konfindustria: Mungesë profesionalizmi. Të shtyhet i gjithë procesi i fiskalizimit

Konfindustria i ka bërë kërkesë qeverisë dhe Ministrisë së Financave për shtyrje të të gjithë procesit të fiskalizimit dhe jo vetëm faljen e gjobave për periudhën korrik-dhjetor 2021.

Sipas Konfindustrias, një njoftim i tillë është mungesë profesionalizmi dhe dështim i lajmëruar i procesit të fiskalizimit.

Konfindustria vlerëson se falja e gjobave jo vetëm nuk ka asnjë vlerë për arritjen e qëllimit të procesit të radhës të fiskalizimit, por rrezikon të shtojë informalitetin, konkurrencën e padrejtë, korrupsionin, rënien e të ardhurave buxhetore, duke shtuar kaosin në sistem dhe dëmtuar në afatgjatë ekonominë kombëtare me përfitues vetëm një grup biznesesh zbatues të licencuar të teknologjisë.

Për shoqatat e bizneseve koha  e dhënë për zbatimin e procesit të fiskalizimit me 3 faza nuk është e duhura dhe shpeshherë janë bërë thirrje për shtyrjen e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë