Analize

Konfidenciale: SHBA-BE, pro shkëmbimit të territoreve. Gjermania kundër

Bojan Pancevski & Drew Hinshaw Një dokument konfidencial tregon se liderët e SHBA-ve dhe të Bashkimit Europian po konvergjojnë drejt mbështetjes së një plani nën të cilin dy vende ballkanike do të rindërtonin rrugëtimin e kufijve të tyre të përbashkët përgjatë vijave etnike, duke izoluar Gjermaninë, fuqinë më influente të kontinentit, në refuzimin e kësaj qasjeje.

Një memo e hershme nga  shërbimet e jashtme të BE-së rreth çështjes së zgjidhjes së pezullit të një dekade  mes  Serbisë dhe Kosovës; BE shpreh mbështetjen për një plan të përbashkët Serbo-Kosovar, të mbështetur gjithashtu nga administrata e Presidentit Donald Trump, për të rikrijuar kufijtë në Juglindje të Europës si një mënyrë që siguron shtetësi të plotë për kombin e vogël dhe të mbyllur të Kosovës. Nëse procesi dështon, citon memo, vendi prej 2 milion banorë mund të bjerë në kriminalitet, konflikt dhe ekstremizëm islamik.

Fëmijët ngasin biçikletat e tyre pranë një muri të pikturuar me flamurin e BE-së në qytetin jugor serb të Preshevës më herët këtë muaj. FOTO: ARMEND NIMANI

Serbia, prej të cilës Kosova u nda në 2008 nga një konflikt etnik i paprecedent i cili pati një bilanc prej 13,000 njerëzish të vdekur, nuk e ka njohur kurrë pavarësinë dhe shtetin e ri të ish provincës së saj. Asnjë prej të dy shteteve nuk mund të anëtarësohet në BE ( një qëllim  I të dyve) derisa të dy kombet të arrijnë një marrëveshje. Pesë vende të BE-së, ashtu si dhe Rusia, nuk e kanë njohur gjithashtu Kosovën si shtet i pavarur.

Në javët e kaluara, dy vendet kanë diskutuar një plan për të shkëmbyer territore përgjatë kufirit të tyre të përbashkëtme qëllim reflektimin për një marrëveshje të përbashkët për zgjidhje mes serbëve dhe shqiptarëve etnikë. Ndërsa presidenti Hashim Thaçi i Kosovës dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç favorizojnë një shkëmbim territoresh, njerëzit pranë bisedimeve thonë se ata nuk pajtohen në disa zona, siç është jugu i Mitrovicës, i ndarë etnikisht. Z. Vucic gjithashtu përballet me disa kundërshti në shtëpi. "Serbët thjesht duan të humbasin gjithçka", tha Vuçiç këtë javë. "Ata kanë nevojë të qajnë për diçka të largët, në vend që të mbajnë diçka në duart e tyre".

Tia dhe Kosova, të shqyrtuara nga The Wall Street Journal, tregojnë se organi ekzekutiv i BE-së në thelb ka pranuar argumentin e Uashingtonit dhe ka hedhur poshtë Gjermaninë.

Ndërsa marrëveshja tregon se Europa dhe SHBA-të vazhdojnë të punojnë ngushtë së bashku mbi iniciativat e politikës së jashtme që ndikojnë në rajon, përçarja me Gjermaninë gjithashtu tregon gatishmërinë e Uashingtonit për të injoruar kundërshtimet nga fuqia kryesore e kontinentit në oborrin e vet.

Nga ana e tyre, krerët gjermanë kundërshtojnë shkëmbimin, më argumentin e një rindezje të mundshme të separatizmit etnik në vende të afërta si Bosnja Herzegovina dhe Maqedonia duke e  rikthyer rajonin në vatër konfliktesh.

Kufijtë e rajonit ishin "të padhunueshëm", tha kancelarja Angela Merkel muajin e kaluar, një qëndrim që bëri jehonë prej zëdhënësit të saj të mërkurën.

"Pozicioni ynë ka qenë konsistent dhe në përputhje me shqetësimet e udhëheqësve të të gjitha vendeve fqinjë, të cilët kanë shprehur të gjithë shqetësimet se rimarrja e kufijve mund të hapë kutinë e Pandorës në një rajon ende të paqëndrueshëm", tha ai. Luksemburgu dhe Britania gjithashtu kanë shprehur rezerva lidhur me planin.

Shtetet e Bashkuara i kanë injoruar kundërshtimet gjermane, siç ka qenë edhe memo e përfaqësuesit të lartë të BE-së për çështjet e jashtme, që citon se rivendosja e kufijve do të ndihmonte të shuhej tensioni, më mirë se sa paqëndrueshmëria rajonale.

"Për herë të parë në historinë e tyre, Serbia dhe Kosova do të pajtohen / zgjidhin lirisht dallimet e tyre përmes dialogut," thuhet në dokument. Nëse këto bisedime dështojnë, vijon, Kosova "do të bëhet një konflikt i ngrirë dhe kjo do të thotë se do të zbehet në mënyrë të pashmangshme".

Sipas memorandumit konfidencial, vendi me shumicë musulmane mund të bëhet "burimi më pjellor për kriminalitetin dhe radikalizimin". Memorandumi në fjalë u hartua javën e kaluar për të adresuar një kërkesë nga Wess Mitchell, zëvendës sekretari i shtetit i ngarkuar për çështjet europiane, për të krahasuar BE dhe qëndrimet amerikane në këtë çështje.

Departamenti i Shtetit dhe Ambasada e SHBA-ve në Beograd nuk bënë komente rreth çështjes. Muajin e kaluar këshilltari për sigurinë kombëtare e z. Trump, John Bolton, tha se nuk ekzistonte ndonjë shqetësim për shkëmbime territoresh.

Një njeri që ecën  kalon një pengesë konkrete në  në Mitrovicë, Kosovë, e cila ka qenë një pikë qendrore e konfliktit serbo-shqiptar. FOTO: MARKO DJURICA / REUTERS

Opozita publike e Merkel për rivendosjen e kufijve ka shkaktuar frustrime në Bruksel.

"Çfarë mendon se është qeveria gjermane, duke kundërshtuar menjëherë negociatat e thjeshta me dy kombe sovrane?" Tha një zyrtar i lartë i BE-së i njohur me diskutimet. "Kjo çështje mund të zgjidhet vetëm nga Kosova dhe Serbia, dhe jo nga përfshirja e jashtme".

Ndërtuar kryesisht në majë të mbetjeve të perandorive të shfrenuara otomane dhe të Habsburgëve, rajoni modern i Ballkanit është një mozaik kompleks i identiteteve gjuhësore, kulturore, etnike dhe fetare që nuk janë gjithmonë të lidhur me kufijtë e sotëm kombëtarë.

Kosova dhe Serbia ishin të dyja pjesë e ish-Jugosllavisë, të cilat  shpërthyen në një luftë të egër civile në fillim të viteve 1990 pas rënies së Perdes së Hekurt.

Ndërsa Berlini tani këmbëngul se kufijtë në Europë janë të shenjtë, Gjermania luajti një rol kyç në përshpejtimin e shpërbërjes së Jugosllavisë kur njohu pavarësinë e anëtarëve të shkëputur Kroacisë dhe Sllovenisë në vitin 1991, përpara shumicës së fuqive të tjera botërore.

Rreth 140,000 njerëz vdiqën në luftërat që pasuan, ndërsa ushtritë etnike luftuan për kontrollin e qyteteve në Bosnje dhe vende të tjera. Kjo luftë i ktheu SHBA-të në fuqinë kryesore ushtarake dhe politike në rajon, pasi presidenti Bill Klinton dërgoi sulme ajrore dhe dëboi trupat serbe jashtë Kosovës.

Në vitet që pasuan, fokusi i Uashingtonit u zhvendos diku tjetër. Kroacia dhe Sllovenia, të dyja ish-vendet e Jugosllavisë, kanë hyrë në BE dhe shtetet e tjera kanë filluar procesin e bashkimit, duke forcuar ndikimin e Gjermanisë në Ballkan.

Tani, SHBA-të po riinstalonjnë veten në rajon, thanë analistët dhe zyrtarët. Vitin e kaluar, sollën Malin e Zi në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior dhe po përpiqen shumë që shteti i ardhshëm i Maqedonisë të bashkohet edhe me aleancën ushtarake.

Mbështetja aktive e Uashingtonit për shkëmbim territoresh Serbi-Kosovë është vetëm një dëshmi e fortë e angazhimit të SHBA-ve për të stabilizuar rajonin, "tha Bekim Collaku, shefi i shtabit të Presidentit Thaçi të Kosovës. "Unë jam i sigurt se në fund do të jetë e mundur të mbizotërojë" mbi ngurimin e Gjermanisë.

*Burimi:The Wall Street Journal

*Përktheu:Sabina Veizaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë