Nga Gazeta ‘SI’ – Në konferencën ndërkombëtare të informimit, kryeministri shqiptar Edi Rama pranoi se Shqipëria ka ende rrugë për të bërë për të ofruar transparencë dhe akses në informacion.
Nga konferenca që u mbajt në Tiranë, Rama tha se informimi publik është një ‘dritë’ dhe institucionet nuk duhet t’i tremben kësaj drite.
“Mendoj që kjo është sfida si të bëjmë që të rriturit të mos i tremben dritës e si t’i bëjmë qeveritë dhe institucionet shtetërore të mos i tremben dritës. Në këtë kontekst, dua të shtoj se e drejta për informim nuk është thjeshtë një instrument demokratik, por një parakusht për shëndetin dhe zhvillimin e demokracive funksionale. Në fund të fundit nuk është çështja të kemi ligje, por edhe t’i zbatojmë ato edhe hendeku midis hartimit të ligjeve dhe zbatimit të tyre është sfidë për shumë prej nesh. Ne jemi vende e njerëz që ndajmë një mendësi kur vjen fjala për të drejtën e informimit, por ndërkohë jemi të vetëdijshëm që nuk jemi suedezë”, shtoi kryeministri Rama.
Ndër të tjera ai njoftoi se në fund të qershorit do të ketë një konferencë vjetore për të drejtën e informimit, midisi komisionerit të këtij sektori dhe institucioneve.
Përballë delegacioneve ndërkombëtare, kryeministri shqiptar tha se rruga që duhet të ndjekë Shqipëria për të përmirësuar aksesin në informim duhet të kalojë nga digjitalizimi dhe infrastruktura teknologjike, nxitjen e transparencës brenda institucioneve dhe bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



