Gazeta Si – Të gjithë kundër Igli Tares, drejtorit sportiv të Lacios. Rënia e këtij ekipi në Ligën e Konferencës ka irrituar tifozët, ndërsa personazhet e tjerë të sportit, përfshirë edhe Mourinjon, i kujtojnë drejtuesit shqiptar deklaratën e pak kohëve më parë.
‘Konferenca është kupa e humbësve’, – deklaronte Tare përpara një auditori studentësh, ku ai ishte ftuar në rolin e relatorit për çështje të futbollit dhe biznesit. Një deklaratë që tani rezulton një autogol, edhe pse që në atë kohë u tha se ishte një batutë e Tares me një student tifoz romanist.

Megjithatë, me rënien e Lacios nga Liga e Europës në Ligën e Konferencës, të gjithë i janë vërsulur Tares. Jo vetëm eliminimi nga Liga e Europës, por edhe merkatoja e sidomos fakti që ekipi nuk ka një zëvendësues për Imobilen, kanë shtuar kritikat ndaj drejtorit sportiv.
Në rrjetet sociale, tifozët e Lacios janë të zhgënjyer dhe të nervozuar. Shumë prej tyre janë kapur me Taren. Dikush madje pretendon se ai duhej të ishte shkarkuar nga detyra pas asaj deklarate. “I dashur Tare, e quajte kupa e humbësve, tani luaj luaj në të”, – shkruan një tifoz lacial.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje