Politike

Konferenca II Ndërqeveritare, Ministri i Jashtëm grek: Moment historik, do ndërhyjmë kur të jetë e nevojshme

Nga Gazeta 'Si'-Ministri i Jashtëm grek Georgios Gerapetritis ka deklaruar nga Luksemburgu se sot është një moment historik për zhvillimin e ecurisë evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Një ecuri që nisi 21 vjet më parë, me një forcë përshpejtuese dhe drejtuese në Greqi, me agjendën e Selanikut.

Sipas kryediplomatit grek, Athina mbajti në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, një qëndrim konstruktiv, pavarësisht krizës që ka ekzistuar në 18 muajt e fundit në marrëdhëniet euro-shqiptare.

“Qëndrimi ynë është që grupi i parë i kapitujve, i cili hapet sot dhe ka të bëjë me të drejtat themelore dhe shtetin e së drejtës, duhet të përfshijë si të drejtat e pakicave, duke përfshirë pakicën kombëtare greke, ashtu edhe të drejtat e tyre pronësore. Veçanërisht ky qëndrim tani përbën një pozicionim të përbashkët, tashmë i regjistruar si i tillë, nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian”– ka deklaruar ai.

“Greqia do ta monitorojë nga afër këtë proces dhe do të ndërhyjë aty ku është e nevojshme, me shpresën që edhe pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor të ndjekë këtë rrugë”- ka theksuar Gerapetritis dukse shtuar se –”në një epokë jashtëzakonisht të paqëndrueshme dhe të ndyshueshme në rajonin tonë dhe më gjerë, është absolutisht thelbësore që Bashkimi Evropian, familja evropiane, të thellohet, të rritet, të forcohet”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë