Politike

Konferenca e dytë ndërqeveritare më 15 tetor, publikohen kapitujt që do diskutohen (agjenda)

Gazeta Si - Ashtu siç njoftoi kryeministri hungarez Viktor Orban gjatë vizitës së kryeministri Rama këtë të premte, në 15 tetor, Shqipëria do të hapë negociatat me BE për kapitujt themelorë.

Takimi i dytë i Konferencës Ndërqeveritare do të mbahet në Luksemburg. Pak ditë nga mbajtja e konferencës, janë publikuar dhe kapitujt, të cilët do të hapen.

Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore
Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria
Kriteret ekonomike
Kapitulli 5 – Prokurimi publik
Kapitulli 18 – Statistikat
Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike, të cilat janë : Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme.

Negociatat për grupin “Bazë” hapen të parat dhe dhe mbyllen të fundit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.  Konferenca e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE u mbajt më 19 Korrik 2022,


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë