Gazeta Si – Prokurori Edvin Kondili deklaroi gjatë prezantimit të kandidaturës së tij përpara KLP-së se dëshiron të drejtojë organin e akuzës pasi beson se ka eksperiencën e duhur dhe kurajon për ta bërë një gjë të tillë.
Në prezantimin e tij Kondili theksoi angazhimi i tij do të jetë maksimal nëse a do të mund të jetë fitues i garës për kreun e ri të SPAK.
Kondili tha se Prokuroria e Posaçme ndodhet në një fazë vendimtare për konsolidimin e saj, dhe kërkon një analizë e dobësive për të nxjerrë mësime për të ardhmen.
“I jam përgjigjur thirjjes nga KLP për vendin vakant për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, kam aplikuar pasi kam vlerësuar të gjithë eksperiencën dhe kurajon për të drejtuar këtë institucion. Kjo është një fazë vendimtare për konsolidimin e prokurorisë së Posaçme, ku kërkon analizave të dobësive me qëllim për të nxjerrë përfundime për të ardhmen. Angazhimi im do të jetë maksimal. Kam 18 vjet që ushtroj detyrën e prokurorit, 15-vite pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe pas mbylljes së saj prokurorë në SPAK. Gjatë këtyrre 18-viteve kam hetuar të gjitha veprat penale, por më tepër ato që lidhen me korrupsionin”.
Ai përmend faktin se “veprat penale që kam përfaqësuar në gjykim kanë patur të bëjn me trafikun e lëndëve narkotike, trafikun e armëve dhe municioneve, grup të strukturuar kriminal, vrasje e funksiorit të policisë, si dhe vrasje brenda familjes”, tha Kondili.






Me 18 vite karrierë mbi supe por asnjëherë post drejtues Kondili u shpreh besimplotë se ka formimin, ambicien dhe vullnetin për ta ushtruar këtë detyrë.
“Do të punoj që kjo prokurori të jetë shembull suksesi në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”. Nga 18 vite karrierë, 15 janë pa shkëputje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Kjo është hera e dytë që ai kandidon për kreun e SPAK.
“Përgjatë 15 viteve në krimet e rënda nuk kam patur rolin e drejtuesit asnjëherë. Më ka penalizuar edhe para këshillit lidhur me këtë fakt, se nuk kam qenë drejtues. Unë e konsideroj pikë të fortë të vetes, duke patur parasysh mënyrën se si caktoheshin dhe emëroheshin më parë, ishte direkt preferenca e prokurorit të përgjithshëm, sipas këndvështrimit tim kjo, pa dashur të komentoj e gjykoj kolegët e mi që mund të jenë zgjedhur në atë formë”.
Në fokus të objektivave të tij ishte funksionaliteti i plotë i BKH dhe pavarësia e prokurorëve.
“Vizioni im për vazhdimin e funksionimit efektiv të një strukture të ngritur tashmë, konsiston dhe në pasjen e objektivave kronkrete dhe përmbushjen e tyre. Këto objektiva lidhen me aspektet administrative të funksionimit të kësaj prokurorie, por sidomos me objektiva thelbësore, që lidhen me ndjekjen penale dhe përfaqësimin në gjykim të veprave penale dhe autorëve që kryejnë vepra në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Ndërkohë, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka mbërritur në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të ndjekur nga afër procesin e zgjedhjes së kreut të ri.
Ajo është ulur në një prej karrigeve në fillim të sallës. Ndërkohë anëtarët e KLP-së po pyesnin prokurori Edvin Kondili në lidhje me platformën e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




