Gazeta Si – Kompjuteri i Opta-s, një kompani që përpunon të dhënat sportive, nxjerr Interin si skuadrën fituese të Serisë A për sezonin që nis këtë fundjavë. Më i shkëputur Juventusi nga rivalët.
Interi është favoriti kryesor për fitimin e titullit kampion në Serinë A, edicioni 2023-2024. Konkluzioni vjen nga të dhënat e kompanisë britanike Opta, e specializuar në mbledhjen dhe përpunimin e të gjitha të dhënave sportive.

Për kompjuterin janë zikaltrit skuadra me më shumë shanse për të ngritur lart trofeun në fund, kurse Juventusi mban vendin e 4-t në klasifikim. Mes Interit dhe Juventusit, gjithmonë sipas të dhënave të Opta-s, janë Napoli kampion në fuqi dhe Milani.
Jashtë zonës Champions League janë Roma dhe Lacio, me Atalantën në Europa League. Nuk ka Europë për Fiorentinën, kurse Leçe, Xhenoa dhe Kaljari janë kandidatet kryesore për rënien në Serinë B. Këto janë verdikte të kompjuterit të Opta-s, por siç dihet, futbolli nuk është një shkencë ekzakte.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




