Nga Gazeta “SI” – Shqipëria është ndër vendet me më shumë përparësi në përdorimin e pajisjeve të avancuara teknologjike në rajon dhe Europë, në ndërmarrje, sipas Eurostat.
Sipas matjeve të Eurostat, për vitin 2021, 4% e ndërmarrjeve në Shqipëri përdorën Artificial Intelligence, AI. Aty përfshihet transporti, energjia, kompjuterat, tekstet, e folura etj.
Ndonëse 4% nuk është shifër e lartë, Shqipëria paraqitet më lartë se të gjitha vendet e rajonit, duke kaluar dhe Poloninë, Hungarinë, Estoninë etj.
Numrin më të lartë të ndërmarrjeve që përdorin AI në Europë, e ka Danimarka me 24%, ndërsa Serbia dhe Rumania me përqindjen më të vogël, 1%.

Për përdorimin e teknologjisë IoT, ku pothuajse të gjitha sistemet e një ndërmarrje kontrollohen me internet, Shqipëria është në një nivel me Gjermaninë, duke lënë pas vendet e tjera të Europës.
35% e ndërmarrjeve në Shqipëri përdorin IoT, përfshirë kontrollin automatik të sigurisë, kamerave, sistemet e alarmeve etj. Në Gjermani ky vlerësim ishte 36%.
Shifrën më të lartë e ka Austria me 51% të ndërmarrjeve, ndërsa Rumania, 11%.

Përdorimi i software-it për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët (CRM) është përdorur nga 24.8 % e ndërmarrjeve gjatë vitit 2021 nga 22.5 % që rezultoi në vitin 2020.
Printimi 3D, i cili i referohet përdorimit të printerave të veçantë nga ndërmarrjet ose përdorimi i shërbimeve të printimit 3D të ofruara nga ndërmarrjet e tjera me qëllim krijimin e objekteve fizike tre-dimensionale duke përdorur teknologjinë digjitale, është përdorur nga 6.0% e ndërmarrjeve gjatë vitit 2021.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



