Sanksionet ndërkombëtare po dyndin invidivët dhe kompanitë ruse drejt bankave kineze, ku po hapin në masë llogari për të vijuar aktivitetet dhe shmangur bllokimit të transaksioneve financiare.
“Në ditët e fundit 200-300 kompani rusë janë paraqitur te ne për të hapur llogari”, citohet nga Reuters një punonjës i një banke shtetërore kineze që ka hapur një degë në Moskë.
Personi i cituar nga Reuters nuk jep identitetin dhe as emrin e bankës, me arsyetimin se nuk është i autorizuar që të flasë për mediat.
Përmasat e rusëve që dynden te bankat kineze mbeten të panjohura për momentin, por fenomeni është vënë re edhe me sy të lirë nga korrespondentët e mediave të huaja, që kanë parë radhë te degët e këtyre institucioneve në qytetet më të mëdha ruse.
Shumë prej kompanive po i hapin llogaritë për orientuar aktivitetin e tyre nga lindja dhe nga kjo situatë Pekini pritet që të përfitojë përmes rritjes së transaksioneve të huanit.
Sanksionet perëndimore po nxjerrin Rusinë dhe kompanitë ruse nga sistemi global financiar, duke i shtyrë ato që të orientohen drejt tregut kinez. Po, ashtu kompanitë perëndimore po mbyllin me shpejtësi aktivitetet e veta në Rusi, duke hequr dorë nga investime miliarda dollarëshe.
Kina ka kundërshtuar sanksionet ndaj Rusisë, duke i cilësuar ato si joefektive dhe këmbëngul se bota duhet të mbajë një raport normal ekonomik e tregtar me Moskën. Në Rusi veprojnë disa banka kineze, që nga Banka Tregtare dhe Industriale e Kinës, Banka Kineze e Aagrikulturës, Banka e Kinës dhe Banka Kineze e Ndërtimit.
Duke cituar një biznesmen kinez, Reuters thotë se kompanitë ruse po shfaqin interes për të apur llogari bankare në huan, duke hequr dorë nga dollari, apo euro me të cilat operionin deri më tani.
“Është logjikë e thjeshtë. Nëse nuk përdor dot dollarin, apo euron dhe SHBA e Europa të ndalojnë që të shesësh produktet, nuk ka zgjidhje tjetër veçse të drejtohesh nga Kina”, thotë burimi i cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.
Para nisjes së ofensivës ushtarake në Ukrainë, Presidenti rus, Vladimir Putin vizitoi Pekinin ku u takua me homologun e tij kinez. Të dy ata patën gjithashtu një bisedë telefonike ditën e dytë të luftës, ku Kina ‘njohu si legjitime shqetësimet e Moskës për moszgjerimin e NATO-s në lindje’. Përveç kësaj, dy vendet kanë të nënshkruara disa marrëveshje bashkëpunimi në fushën ekonomike e tregtare, mes të cilave edhe njohja e monedhave vendase për transaksionet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




