Bitcoin tashmë ka normalizuar ndryshimin e vlerës nga mëngjesi në darkë. Nëse Bitcoin ka vlerë të ulët në Azi, në New York vlera e tij mund të jetë shumë më e lartë.
Financierët e valutës digjitale vënë re se në rajonet aziatike ka prodhim dhe shitje në masë të kriptomonedhës, ndërkohë që blerësit më të mëdhenjë janë nga SHBA në bashkëpunim me MicroStrategy.
MicroStrategy është një kompani e cila kthen paratë e veta në vlerë të Bitcoin dhe tashmë posedon rreth 4 miliardë dollarë vlerë Bitcoin. Tesla gjithashtu investoi 1.5 miliardë dollarë në Bitcoin. Gjithashtu, edhe kompani të tjera të mëdha po operojnë me kriptomonedha me idenë që me tërheqjet e Bitcoin rriten dhe fitimet e tyre.
Rreth 65% e energjisë elektrike që shpenzohet për prodhimin e Bitcoin, shpenzohet nga Kina. Malajzia qëndron e pesta në listë me 4.3% të shpenzimit total.
Burimi: Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




