Para

Kompanitë publike në vend kanë ulur nivelin e kredive të marra

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, huaja e kompanive publike gjatë korrikut 2021 ra me 36% nga korriku i 2020-s, në vlerën  e 11.9 mld lekëve.

Në rënien e portofolit të kredive për kompanitë me kapital shtetëror ka ndikuar kredia e garantuar nga qeveria për Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare, KESH, e cila ndër vite ka pasur nivelet më të larta të kredimarrjes. Lidhur me importin e energjisë nga jashtë që kushton më shumë se ajo e prodhuar brenda vendit.

Rrjedhimisht në uljen e nivelit të kredisë së KESH ka ndikuar dhe raporti i mirë hidroenergjitike në vend dhe uljes së nevojës për import energjie.

Pas KESH-it, një kompani publike dominuese në sektorin e kredimarrjes është Ujësjellës-kanalizime Tiranë. Veç kredive nga institucione të huaja financiare, UKT ka në bilanc edhe tre kredi të marra nga Banka Kombëtare Tregtare (BKT). Kredia e parë dhe më e madhe me vlerën prej 2.1 miliardë lekësh u firmos në vitin 2012, me objekt blerjen nga UKT e HEC-it të Lanabregasit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë