Kufizimet po hiqen në vendet europiane. Kërkesa po rritet dhe kapacitetet e linjave ajrore po mbushen përsëri, madje dhe po zgjerohen.
Për tremujorin korrik-gusht-shtator, ka 220.8 mln rezervime, me rënie prej 6.3%, 14.8 mln pasagjerë nga 2019-a.
Ngërçi në procesin e rimëkëmbjes qëndron tek mungesa e stafit, përfshirë dhe ekipet e kabinave. Pikërisht në pikun e sezonit. Kjo do të vonojë dhe vështirësojë rikuperimin e sektorit. Inflacioni me bazë të gjerë, rritja e tarifave nëpër aeroporteve dhe taksat e larta do të ndikojnë gjithashtu aktivitetin.
Shqipëria renditet e para në top dhjetëshen e vendeve që kanë rikuperuar biznesin e fluturimeve. Rritja vlerësohet me 62% nga 2019-a, me 409.000 më shumë pasagjerë. Dhe kjo po ndodh për shkak të operatorit Wizz Air, një kompani low-cost. Një tjetër e tillë, ka mundësuar dhe rikuperimin në Bosnjë e Hercegovinë, Rumani, Maqedoni të Veriut.
Wizz Air shtoi dy avionë të tjerë në Shqipëri për t’i bërë tetë. Ai nisi në Kukës, aeroportin e tij të dytë në vend, dhe rriti Tiranën. Në tremujorin e tretë, Wizz Air Group ka 54% të tregut ajror të Shqipërisë dhe ka plane më të mëdha.
Për tremujorin e tretë, sezoni veror, rezervimet në Shqipëri pritet të rriten me 162%.

Në terma të kapacitetit total të shtuar, Greqia është fituese. Ajo ka 2,4 mln më shumë se në vitin 2019. Ajo është ndihmuar nga Aegean Airlines me rritje 230%, easyJet me 157% rritje dhe RyanAir me 135%.
Në vendin e parë të top dhjetëshes me performancën më të keqe është Bjellorusia, aspak surprizuese, me kapacitet të shfrytëzuar vetëm 37%. Përfshirja e Ukrainës është për fat të keq optimiste, duke qenë se lufta nuk duket të ketë një fund. Shumë linja ajrore planifikojnë fluturime në Ukrainë në tremujorin e tretë, por ato ndoshta do të hiqen.
Gjermania është vendi i madh më i goditur
Më e dalluara është Gjermania. Sipas ZAP, ai është tregu i tretë më i madh në Europë këtë tremujor, por ndër më pak të rikuperuarit (80.7%). Ka rënë me 8.6 milionë vende. Në krahasim, Mbretëria e Bashkuar (90.4%), Franca(90.9%), Spanja (96.3%) dhe Italia (101.4%).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




