Sipas një raporti të fundit, kompanitë e mëdha farmaceutike në botë janë shumë pak të përgatitura për pandemitë e ardhshme pavarësisht nga një përgjigje në rritje ndaj shpërthimit të Covid-19.
Jayasree K Iyer, drejtor ekzekutiv i Fondacionit “Aksesi në Mjekësi” me bazë në Hollandë, një organizatë jo-fitimprurëse e financuar nga qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar dhe Holandës dhe të tjerë, theksoi se ka rrezik të një shpërthimi të virusit Nipah në Kinë, me një shkallë të fataliteti deri në 75%.
“Virusi Nipah është një tjetër sëmundje infektive në zhvillim që shkakton shqetësim të madh. Nipah mund të zhvillohet çdo moment. Pandemia tjetër mund të jetë një infeksion rezistent ndaj ilaçeve,” tha ajo.
Nipah është një sëmundje që mund të shkaktojë probleme të rënda të frymëmarrjes dhe encefalit, ënjtje të trurit dhe ka një shkallë vdekshmërie prej 40% deri 75%, në varësi të vendit ku shfaqet shpërthimi. Është një nga 10 sëmundjet infektive nga 16 të identifikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si rreziku më i madh i shëndetit publik ku ka zero projekte në firmat farmaceutike. Ndërkohë katër produkte janë në zhvillim e sipër për virusin chikungunya të zhvilluar nga mushkonjat që janë përhapur me shpejtësi vitet e fundit, në të gjithë Amerikën, Afrikën dhe në Indi. Raporti thotë se pavarësisht paralajmërimeve të viteve që koronavirusët e rinj kishin të ngjarë të shkaktonin një urgjencë globale shëndetësore, industria farmaceutike, si dhe shoqëria në përgjithësi, ka qenë gjithnjë e më pak e përgatitur gjë që u vërtetua me pandeminë Covid-19.
Nuk kishte projekte mbi sëmundjet koronaviale në projektet e kompanive farmaceutike, para shpërthimit të Covid-19 por ndërsa u kthye në një pandemi globale industria brenda muajsh zhvilloi disa vaksina.
Rezistenca antimikrobike, gjithashtu është për rreziqe serioze.
“Për sa i përket rezistencës antimikrobike (AMR), ne kemi antibiotikë që ende funksionojnë, por po kalon dhe nuk ka zëvendësime të antibiotikëve të cilët nuk funksionojnë më. Tuberkulozi, për të cilin kemi menduar se është zhdukur, është duke u përhapur në disa komunitete për shkak të shtameve rezistente ndaj ilaçeve,” tha Iyer.
Raporti i ka monitoruar 20 kompani të mëdha të barnave dhe disponueshmërinë e ilaçeve të tyre për 82 sëmundje në vendet me të ardhura të ulëta deri në mesatare. Përpjekjet e kompanive për të zhvilluar ilaçe të reja vazhdojnë të përqendrohen në një sërë sëmundjesh, duke përfshirë HIV / Aids, tuberkulozin, malarjen, Covid-19 dhe kancerit, ndërkohë që infeksionet janë gjithnjë e në zhvillim.
Burimi: The Guardian/ Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.