Treg

Kompanitë e udhëtimit kanë “nevojë dëshpëruese” për ndihmën e qeverisë

Industria e udhëtimeve në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në një “pikë kritike” dhe po bën thirrje për mbështetje të mëtejshme për të frenuar humbjet e vendeve të punës.

Masat për të frenuar pandeminë tashmë kanë çuar në humbjen e rreth 39,000 vendeve të punës, tha organi i tregtisë së industrisë së udhëtimeve ABTA.

Rreth 65% e firmave të udhëtimit u është dashur të largojnë nga puna ose të fillojnë një proces konsultimi.

ABTA tha se industrisë i duhet dëshpërimisht “mbështetje e përshtatur” ose akoma më shumë vende pune do të humbasin.

Shoqata e Agjentëve Britanikë të Udhëtimit (ABTA) paralajmëroi se më shumë humbje në vendet e punës do të kishte në ditët e javët në vijim, pasi skema mbështeteëse e qeverisë ishte drejt përfundimt dhe situata do të ndryshonte vetëm në rast se do të implementoheshin paketa të reja shpëtimi.

“Me masat e fillimit që implementoi qeveria si përgjigje e ndalimit të detyruar të aktiviteteve ekonomike , rifillimi i udhëtimit nuk ka shkuar ashtu siç shpresohej për industrinë, dhe për fat të keq bizneset vazhdojnë të ndikohen negativisht nga  pasojat e pandemisë dhe vendet e punës po humbasin me një normë alarmante,” tha shefi ekzekutiv i ABTA Mark Tanzer.

“Duke ardhur drejt fundit të periudhës tradicionale për pikun e aktivitetit, ne kemi mbërritur një pikë kritike, pasi masat ekzistuese të qeverisë për të mbështetur bizneset fillojnë të tkurren, pasoja e së cilës, sipas këtij studimi të anëtarëve të ABTA do të jetë shkatërrues për jetesën e më shumë njerëzve . “

ABTA tha që shumë firma udhëtimesh nuk kanë rifilluar ende pas mbylljes, pasi shumë aktivitete mbeten ende të bllokuara.

Shoqëri të tjera udhëtimi mund të falimentojnë

“Tashmë kemi parë biznese të njohura dhe të respektuara që normalisht do të ishin të suksesshme në kohë normale,  të falimentojnë, dhe për fat të keq shumë të tjerfa do ti pasojnë,” tha zoti Tanzer.

STA Travel, e cila është se specializuar për udhëtime të gjata që kanë për target kryesisht të rinjtë dhe studentët, ndaloi aktivitetin të Premten, duke vendosur 500 vende pune në rrezik.

Dhe pak ditë më parë, Hays Travel njoftoi se do të shkurtojë pothuajse 900 vende pune për shkak të pushimeve të anuluara si rrjedhojë e kufizimeve të reja të udhëtimit në përgjigje të koronavirusit.

Para saj, në korrik, operatori më i madh turistik në Mbretërinë e Bashkuar Tui tha se do të mbyllte 166 pika në High Streets në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, duke prekur deri në 900 vende pune, përpos planeve të muajit maj për të shkurtuar rreth 8,000 vende pune globalisht.

ABTA i ka shkruar kancelarit Rishi Sunak për të kërkuar më shumë mbështetje në formën e një pakete masash që synojnë posaçërisht industrinë e udhëtimeve, duke përfshirë një pezullim të përkohshëm të  Air Passenger Duty për verën e ardhshme.

Nëse do të kishte një bllokim të dytë, 96% e bizneseve të udhëtimit raportojnë se do të ketë një ndikim kritik ose serioz në aftësinë e tyre për të mbijetuar, paralajmëroi ABTA.

“Udhëtimi ka nevojë shumë të madhe për qeverinë në rishikimin e tij të ardhshëm për të siguruar një mbështetje të përshtatur ose dhjetëra mijëra vende të tjera do të humbasin,” tha z. Tanzer.

Qeveria ka ndryshuar rregullat e saj të karantinës së udhëtimit për vendet, në të cilat rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus ka shkaktuar shqetësim javën e kaluar, duke shtuar 11 vende të tjera përfshirë Francën, Hollandën, Austrinë, Maltën dhe Monakon.

Udhëtarët që kthehen nga vendet në listën e karantinës në Mbretërinë e Bashkuar duhet të izolohen për 14 ditë. / Burimi: BBC. Solli në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë