Kompanitë private të transportit publik në kryeqytet i kanë drejtuar një letër Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe asaj të Hetimit Tatimor ku ankohen për tejmbushjen e tregut të zi me abone të përgjithshme,me një çmim të zbritur në 700-800 lekë nga çmimi real që është 1600 lekë.
Kostot e detyrimit të aboneve të paguara nga shoqëritë e licensuara janë 800 lekë, pra gjysma e çmimit që ofrohet aboneja në treg. Kompanitë i referohen shitjes së aboneve me gjysmë çmimi si evazion fiskal që është ndikuar nga pandemia dhe nga ulja e kontrolleve shtetërore.
Një tjeëtër problem që shtrojnë këto kompani është struktura e krijuar ku çdo abone e pa shitur në një muaj të qëndrojë stok dhe mblidhen nga muaji në muaj, diçka që mund të shtyjë dhe vetë operatorët drejt mashtrimit.
“Kërkojmë prej jush që secili nga operatorët e linjave urbane, të kthejë në muajin pasardhës çdo abone mujore të mbetur të muajit. Kjo do të lehtësonte procesin dhe do të krijonte siguri, eficensë dhe shmangje të informaliteteve dhe veprimeve të kundraligjshme”- shkruhet në letrën drejtuar DPT-së dhe DHT-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




