Treg

Kompanitë e sigurimit në vend arkëtuan 18 mld lekë për 8 muaj, por dëmshpërblyen më pak

Nga Gazeta ‘SI’ – Deri në gusht 2025, kompanitë e sigurimit në vend arkëtuan 18 mld lekë, me rritje vjetore pothuajse 10%.

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se ka një rënie të lehtë të sigruimit vullnetar, që mban 38% të tregut dhe sigurimi i detyrueshëm, 62%.

Sigurimi i detyrueshëm motorik vazhdon të jetë zëri kryesor i të ardhurave dhe nga janari në gusht 2025, arkëti 11 mld lekë, 12.7% më shumë se një vit më parë.

Primet e sigurimit vullnetar mblodhën 6.8 mld lekë, me rritje prej 4.6%. 2.8 mld lekë u arkëtuan vetëm nga portofoli i pronës, ku kryeson sigurimi nga zjarri dhe dëmtime të tjera.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë janar – gusht 2025, vihet re një ulje prej 2.16% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 9.24% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me janar – gusht 2024.

Pagesat e dëmeve gjatë janar – gusht 2025 u rritën me 0.9%. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 3.68 mld lekë, apo 76.69% të totalit të dëmeve të paguara bruto, 4.8 mld lekë.

Pagesat e dëmeve gjatë janar – gusht 2025 u ulën me 2.27% krahasuar me janar – gusht 2024. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 4.2 mld lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë