Nga Gazeta 'SI' - Në fund të muajit korrik 2024, tregu i sigurimeve arkëtoi 14.2 mld lekë, duke u rritur me 7.6% nga një vit më parë. Paralelisht edhe numri i kontratave u rrit me 10%, në 870.189 në total.
Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.65% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.31% dhe risigurimi me 0.042% .
Kontratat e sigurimit të detyrueshëm motorik arritën në 8.24 mld lekë, me rritje 9.4% nga viti i shkuar. Portofoli i sigurimit të pronës arkëtoi 2.6 mld lekë, dominuar nga primet e sigurimit të pronës nga zjarri, me 73% të totalit.
Për 7-mujorin e këtij viti, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 4.7 miliardë lekë, ose 21.5% më shumë, krahasuar me periudhën janar-korrik 2023. Pjesën më të madhe të dëmeve të paguara e mban sigurimi motorik që kapi vlerën e 3.4 miliardë lekëve, në rritje me 20.76% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.